Transmetuar më 09-01-2023, 09:09

Euforia e fitimit të Botërorit 2022 për Argjentinën nuk ka mbaruar. Papu Gomez ishte në mesin e 26 lojtarëve bardhekaltër në Katar. Ish-lojtari i Atalanta-s nuk i ka harruar momentet e pabesueshme të 18 dhjetorit të kaluar në Doha.

Në fakt, në profilin e tij në Instagram, "playmakeri" i Albiceleste ka ndarë imazhet e tri tatuazheve të reja që përkujtojnë triumfin e Kupës së Botës në Katar. "Papu" donte të përjetësonte tri tatuazhe në lëkurën e tij me referenca të dukshme nga finalja e Doha-s.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe tatuazh

Tatuazhi i parë portretizon fanellën me numrin 17 të ish-lojtarit të Atalanta-s në pulpën e këmbës. Tatuazhi i dytë nuk është askush tjetër veçse trofeu i Kupës së Botës me tri yjet që përfaqësojnë tri Kupat e Botës të fituara nga Albiceleste.

Tatuazhi i fundit, më i veçanti dhe domethënësi, portretizon një moment ikonik dhe vendimtar të ndeshjes finale; pritjen vendimtare të Dibu Martinez ndaj Kolo Muani. Kjo pritje i mohoi Francës golin për avantazhin 4-3 në minutën e 122-të e 43 sekonda. Një imazh që u bë "viral" në rrjetet sociale.