Transmetuar më 08-01-2023, 20:49

Gruaja ishte dëshmitare e vdekjes së djalit të saj. Pasi telefonoi 911, ajo ndërroi jetë në gjumë

Itali- Një 45-vjeçar ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ka ndërruar jetë vetëm pak orë pasi mori vesh për vdekjen e të birit.

Franca Portascarta, 78 vjeçe, vdiq nga në gjumë mbrëmjen e së enjtes në Villafranca në Lunigiana, në provincën Massa Carrara.

E ndjera nuk mundi të duronte dhimbjen e humbjes së Matteo Veroni, 45 vjeç dhe iu bashkua atij menjëherë.

Çfarë ndodhi

Rreth mesnatës duke hyrë e diela, Matteo, i cili me profesion ishte shofer kamioni dhe kishte një pasion të theksuar për kuajt, po kthehej në shtëpi pasi kishte kaluar mbrëmjen me miqtë.

Në shkallë, megjithatë, krejt papritur u sëmur. Ai ndjeu një dhimbje të mprehtë në gjoks dhe u rrëzua përtokë, pasi arriti t’i kërkojë ndihmë nënës së tij me të cilën jetonte.

E moshuara ka ndezur alarmin dhe në vendngjarje kanë mbërritur mjekët, të cilët kanë tentuar t’i rrëmbejnë nga vdekja djalin e saj, por pa rezultat.

Masazhi kardiak, i kryer nën sytë e gruas, nuk pati asnjë efekt dhe Matteo vdiq pak më vonë pas atakuar kardiak.

Franca nuk donte që ai të dërgohej në morg, por kërkoi që trupi të qëndronte në shtëpi, në mënyrë që të afërmit dhe miqtë t’i thonin lamtumirën e fundit djalit të saj para se të kryhej varrimi.

Ndërkohë që procesioni i heshtur në banesë vazhdonte, familjarët që i bënin shoqëri 78-vjeçares e këshilluan të shkonte të pushonte për pak në dhomën e saj.

Ajo i dëgjoi dhe u fut në shtrat. Por ajo nuk u ngrit kurrë nga shtrati. Dhimbja për humbjen e Matteos e vrau atë.

Kryebashkiaku i Villafranca Filippo Bellesi i prekur nga ngjarja tha:

"Është zi për të gjithë komunitetin. Është një familje që llogaritet ndër ato historike të Villafranca, njerëz të respektuar”.