Transmetuar më 08-01-2023, 20:29

Pastruesja dhe djali i saj i vodhën 120 mijë euro pronares së banesës, ish-shefe e kabinetit të Arben Ahmetajt! Në shtëpi i gjenden edhe 400 mijë euro të tjera

Një 49-vjeçare dhe djali i saj, 23 vjeç, kanë rënë në prangat e Policisë këtë të shtunë në Tiranë, të akuzuar për vjedhje.

Sipas Policisë, gjatë periudhës që 49-vjeçarja me inicialet R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, në bashkëpunim me të birin, ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro apo rreth 140 milionë lekë të vjetra.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Si nisi aksioni policor

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i provave të siguruara pas një pune të mirëfilltë hetimore, trejavore, të realizuar me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Inside".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasve:

– Rozeta Dobi 49 vjeçe dhe Havier Dobi, 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë.

Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Zbulimi shokon edhe më shumë

Nënë e bir, R. D., 49 vjeçe dhe H. D., 23 vjeç, u vunë në prangat e policisë të shtunën, të akuzuar se kishin vjedhur 120 mijë euro në shtëpinë ku gruaja punonte si pastruese.

Por rezulton se shuma e parave e vjedhur prej tyre është shumë më e lartë.

Policia ka bërë me dije se në banesën e tyre janë gjetur edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri.

Pas rikontrollit në shtëpin e tyre, shuma e parave dhe aksesorët e floririt u gjetën të fshehura në tubin e aspirimit.

Ndërkohë rezulton se pronarja e banesës ku ata vodhën 120 mijë euro është Alda Klosi, ish shefja e kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Nga ana tjetër nuk dihet burimi i shumës prej 404 800 euro dhe 8500 dollarë që nënë e bir iu gjetën pas rikontrollit, teksa ata dyshohen si autorë edhe për të tjera vjedhje nga ku mund të kenë përfituar edhe paratë.

Si u futën në kurth nënë e bir. U lanë në një qeli të flisnin së bashku dhe u zbulua ku fshiheshin pjesa tjetër e parave që u gjet te tubi i aspiratorit

Sekuestrimi i mbi 400 mijë eurove në shtëpinë ku jetonte pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, ka ardhur pasi dyshja janë përgjuar në qelitë e paraburgimit.

Pas arrestimit, ata janë lënë bashkë në qeli, qëllimisht, në mënyrë që të flisnin dhe grupi hetimor të siguronte të tjera informacione.

Pas regjistrimit të kësaj bisede, Policia e Shtetit ka zhvilluar operacionin dhe ka gjetur paratë në tubin e aspiratorit.

Ç’janë gjithë këto para?

Në rastin më të mirë, Alda Klosit i janë vjedhur të paktën 120 mijë euro në banesë, nga pastruesja që paguante.

Në rastin më të keq, edhe 404 mijë euro të tjera që policia gjeti në kontrollin e dytë.

Lind pyetja: Si ka mundësi që një zyrtare e lartë ministrie ka dhe mban shuma të tilla të mëdha parash në banesë?

Burimet tregojnë se zyrtarja ka konstatuar mungesën e parave dhe në një moment ka kërkuar ndihmën e policisë.

Tani, është e paqartë nëse hetimi do të shtrihet vetëm tek pastruesja dhe i biri, apo dhe tek burimi i parave. /noa.al