Transmetuar më 08-01-2023, 15:52

Kiara u zgjua sot e mërzitur.

Ajo është parë të qëndrojë vetëm në oborr, ndërsa më herët u mërizit edhe për kafen që nuk i doli e mirë, por që më pas e ndihmoi Luizi.

A mund të ketë ndikuar tek humori i Kiarës temat e ndryshme që u trajtuan mbrëmë në spektakël?

Kiara është komentuar mjaft për raportet me Luizin, por ajo e ka mohuar lidhjen.

Disa nga banorët mendojnë se ajo po qëndron në hije për shkak të Luizit, të tjerë mendojnë se është pikërisht Luizi që po e ndihmon Kiarën.