Transmetuar më 08-01-2023, 12:53

Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, grabitën banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosit.

Grabitja në banesën e cila ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ka ndodhur në datën 15 dhjetor.

Në banesën e nënë e bir u sekuestruan dje shuma të mëdha parash, ndërsa sot mbi 400 mijë euro, para dhe bizhuteri të vjedhura, të gjitha të fshehura në tubin e aspiratorit. Po ashtu, është zbuluar se ndaj pastrueses ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët.

HISTORIA:

Rozeta Dobi, 49-vjeçe ishte punësuar që t’u mirëmbante shtëpinë, por ajo në bashkëpunim me të birin, Havier Dobin, 23 vjeç, ka shpërdoruar besimin e dhënë nga pronarja e banesës dhe i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë. 58150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri) të gjitha të grabitura nga nënë e bir.

Rozeta së bashku me të birin, pasi vodhën paratë në banesën në rrugën e Kosovarëve, një zonë e shtrenjtë në kryeqytet, kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe një makinë të tretë që përdorej nga i riu si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

është zbuluar se ndaj pastrueses janë kryer edhe 5 denoncime të tjera, për vjedhje në banesa të mëparshme që ka qënë e punësuar.