Transmetuar më 08-01-2023, 08:16

Të paktën 17 persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën herët të dielën në një aksident të rëndë trafiku në kontenë Nanchang të provincës Jiangxi të Kinës Lindore, kur një kamion u përplas me kortezhin e një funerali, njoftuan mediat lokale.

“Aksidenti shkaktoi 17 vdekje, 22 persona u plagosën, të lënduarit janë dërguar në spital”, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV, duke cituar autoritetet lokale.

Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas autoriteteve lokale po hetohet për shkaqet e aksidentit. Shumica e të vdekurve dhe të plagosurve ishin pjesëmarrës në varrim.