Transmetuar më 07-01-2023, 21:58

Spektakli i mbrëmjes së sotme të “Big Brother VIP 2” nisi me debatin që kanë pasur këtë javë Luizi dhe Amos.

Teksa këngëtari po sqaronte marrëdhënien që ka me aktorin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nuk la pa përmendur edhe emra të tjerë, mes tyre edhe të Dea Mishel.

Për këtë të fundit, Luizi u shpreh se “Amos e kishte në xhep”. E pikërisht ky koment nuk i pëlqeu Deas.

Pjesë nga debati:

Luizi: Në fillim më dukej arrogant, por mendoj se është djalë gjigant. Dean e kishte në xhep!

Dea: Kujdes kur flet, si në xhep!

Luizi: Mua më pëlqen se Amosi vjen dhe mi thotë gjërat në sy!

Dea: Kujdes kur referohesh! Luizi vazhdon të më nënvlerësojë, nuk flet me respekt!