Transmetuar më 07-01-2023, 14:12

Sipas transmetuesit spanjoll "Telecinco", vetëm kontrata shumë e pasur që Al Nassr i ofroi Cristiano Ronaldos për ta vazhduar karrierën parandaloi shpërthimin publik të krizës që po kalon çifti.

CR7, i cili së fundi u nda nga agjenti i tij historik Jorge Mendes, u prezantua të martën para fansave të tij të rinj në Arabinë Saudite. Përgjigja e Georgina Rodriguez nuk vonoi.

Një dedikim për bashkëshortin e saj është shfaqur në Instagram: dy foto, më e fundit dhe tjetra që daton në periudhën e parë të takimit me Cristiano Ronaldon. Diçitura është mjaft elokuente: "Në moshën 22-vjeçare takova dashurinë e jetës sime".

Zërat për krizë – Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo po kalojnë një nga krizat e tyre më të rënda. Lajmi jepet nga ‘Telecinco’, sipas së cilës martesa mes influencueses dhe kampionit nga Funchal mund të jetë në rrezik.

Rodriguez dhe sulmuesi i ri i Al-Nassr po përpiqen në çdo mënyrë të shfaqen ‘të qetë’ në rrjetet e tyre sociale, por mungesa e daljes së bashku në publik prej disa kohësh ka ngritur dyshimet për stabilitetin e marrëdhënies së tyre.

Kontratat reklamuese dhe angazhime të tjera të përbashkëta profesionale, sipas ‘Telecinco’, janë të vetmet arsye që e mbajnë çiftin bashkë në këtë moment. As modelja dhe as futbollisti për momentin nuk e konfirmojnë dhe mohojnë atë që cilësohet si një sekret i vërtetë i hapur.

‘Telecinco’ nënvizon se si, në momentet e krizës së supozuar në çift, teoria se marrëdhënia mes të dyve është thjesht ‘komoditet’ po ktheehet në modë.

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë prindër të një familjeje të madhe dhe së bashku kanë krijuar një markë milionere, e cila si kurrë më parë mund të lëkundet së bashku me dashurinë e tyre.