Transmetuar më 07-01-2023, 09:44

Banorët e BBV 2 zhvillojnë biseda të ndryshme lidhur me situatën e krijuar brenda shtëpisë.

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, është shprehur gjatë ditës së djeshme se nëse Vëllai i Madh do t’i kërkonte që të bashkohej me moderatoren, Kiara Tito, si një lojtar i vetëm, ai do ta pranonte pa u menduar dy herë.

Teksa po bisedonte me banorët e tjerë, Luizi vijoi duke thënë se vëmendja që ai i jep Kiarës, nuk ndikon në lojën e tij.

Në një moment Mikela pyeti Kiarën nëse mendon se ndikon te loja e saj, Luizi që i shkon pas në çdo moment. Moderatorja u shpreh se ‘nuk mendon se një gjë e tillë ndikon”.