Transmetuar më 06-01-2023, 23:27

Luizi nuk i ndahet Kiarës dhe madje po ekzagjeron. Ky është mendimi i disa prej fansave.

Një moment kur Luiz Ejlli i “hidhet” sipër Kiara Titos teksa ajo po qëndronte në shtratin e saj, ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. Përdoruesit e mediave sociale e kanë “kryqëzuar” këngëtarin për këtë veprim dhe një nga personazhet që ka reaguar është edhe moderatorja e këngëtarja Enxhi Nasufi.

Këngëtarja e dënon veprimin e Luizit, duke e konsideruar si ngacmim seksual.

“Në këtë pikë ky është ngacmim seksual dhe dikush duhet të marrë masa për këtë loqen. A mundet dikush ta ndalojë këtë copë psikopati pervers! Kjo nuk është më lojë. Ia kisha zgurdulluar sytë mos t’i shkonte më mendja te seksi në jetën e vetë", shkruan Enxhi.

Më tej ajo shkruan: "Nuk e di ku po shkon shoqëria! Mendoni pak veprimin! Ja nuk ju interesoka Kiara! Se Kiara paska gojë vetë, adulte, moshë madhore, i pëlqenka situata vetë! Sipas jush gjithmonë se asnjeri nga ne se di çfarë ka në mendjen e Kiarës! A keni mendje e tru të kthjellët? A keni motra, njerëz në shtëpitë tuaja? Si nuk logjikon dikush atë që ka ndodhur pa i shtuar budallëqe të tjera brenda situatës? Apo “shiko dhe vazhdimin e videos se situata s’është kaq dramatike sa ç’po bëni”. Ore ç’më duhet vazhdimi kur përpara kam atë veprim? Ai veprim nuk është normal as i ndarë nga ajo e jo më bërë kundrejt një personi që është i shtrirë në qejfin e vetë. Jeni public i gjerë me mendje e sy në ballë si e lejoni këtë gjë? Mendoni pak njësoj si tek fëmijët tuaj! Më duket e frikshme që një person si aid he çdokush tjetër të ketë ftohtësinë, rehatinë dhe guximin të bëjë të tillë gjë madje-madje guximin për ta bërë dhe publikisht në syrin tuaj të të gjithëve dhe ju përtpni dhe justifikoni të tilla gjëra! Kjo më duket akoma më e frikshme se e para! Ku po shkon kjo botë!"