Transmetuar më 06-01-2023, 19:10

Tropojë- Një plagosje me armë ka ndodhur në Tropojë.

Ngjarja uregjistrua në qytetin e Bajram Currit.

Sipas policisë, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.