Transmetuar më 06-01-2023, 14:42

Tiranë- Kryeministri Edi Rama zhvilloi disa takime sot duke e nisur me Presidentin, Bajram Begaj.

Më pas Rama la Presidencën dhe iu drejtua Pallatit të Kongreseve, aty ku zhvilloi një takim me krerët e institucioneve në varësi të qeverisë.

Të pranishëm ishin ministra dhe kryetarë bashkish, ndërsa takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ende nuk janë zbardhur diskutimet mes tyre.

Në fotot e publikuara nga LSA shihen drejtuesit të cilët shkëmbejnë biseda e përqafime me njëri-tjetrin.

Rama duket teksa diskuton me Gjiknurin dhe Manajn duke i treguar gishtin këtij të fundit, ndërkohë nuk dihet se çfarë është folur mes tyre.