Transmetuar më 06-01-2023, 09:31

Lezhë- Ngjarje tragjike në Lezhë.

Një punëtor gomisterie ka mbetur i vdekur pasi i plasi goma e kamionit që po frynte në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të Spitenit.

Mësohet se viktima është Spas Milloshi, i cili nuk ka mundur të mbijetoje si pasoje e plagëve të marra.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes.