Transmetuar më 06-01-2023, 08:56

Botërori i fituar nga Argjentina në Katar nuk ka përfunduar ende. Jo aq për festimet, që mund të shihen ende në Buenos Aires, se sa për valën e suksesit të arritur nga protagonistët e Dohas, të aftë për të mposhtur në finale kampionët në fuqi të Francës.

Mbi të gjitha, Lionel Messi, ylli autentik i kësaj fitoreje argjentinase, i aftë për të arritur lavdinë absolute, pasi ka fituar praktikisht gjithçka në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Megjithatë, “La Pulce” nuk pushon kurrë së befasuari dhe fitimet e tij, pas ngritjes së Kupës së Botës në qiell, janë shumëfishuar në mënyrë ekstreme.

Mjafton të themi se përveç shumë miliona eurove që fiton në Instagram me postimet e sponsorizuara, sot Messi ka shënuar rritje të aktivitetit të tij të çmuar në rrjetet sociale me marka të tjera që do ta shohin fytyrën e 10 së Argjentinës si imazh të tyre. Messi ka promovuar birrën Budweiser, videolojërat ‘Call of Duty’ dhe ‘eFootball’, pijen energjike ‘Gatorade’, shkëmbyesin e kriptomonedhave ‘Bitget’ dhe kompaninë e syzeve artificiale ‘Orcam’.

Këto marka, me përjashtim të birrës Budweiser, menjëherë pas fitores së Argjentinës në Botërorin 2022, publikuan menjëherë video apo foto me Messin si dëshmi për produktin e tyre. Gjithçka është postuar pikërisht në llogarinë e lojtarit argjentinas në Instagram. Por kjo nuk është e gjitha, pasi shumë sponsorë të tjerë po kërkojnë partneritete me pagesë nga Messi. Ylli i PSG-së deri më tani ka fituar mbi 10 milionë dollarë.

Messi trefishoi ndjekësit e tij në Instagram, duke arritur në 415 milionë. Prandaj, sponsorët duan të shfrytëzojnë valën e suksesit të “Pleshtit” dhe ndjekësit e tij për të tërhequr klientë të rinj potencialë. Aktualisht, Messi fiton 1.7 milionë dollarë për çdo postim në llogarinë e tij, në të cilën sponsorizon markat e të gjitha llojeve. Kjo do të thotë se në euro janë pak a shumë 1.5 milionë euro, gati 1.6.

Lojtari ka një vlerë neto më të madhe se 620 milionë dollarë dhe këto të ardhura shtesë do t’i shtohen vetëm llogarisë së tij bankare. Në të kundërt, Cristiano Ronaldo, për të vazhduar luftën në distancë mes të dyve, nuk ka postuar asnjë partneritet të vetëm me pagesë për 528 milionë ndjekësit e tij në Instagram që kur Portugalia u eliminua nga Kupa e Botës në çerekfinale, kundër Marokut, më 10 dhjetor.

Dhe të mendosh se portugezi, sot lojtari i ri i Al-Nassr të Rudi Garcias, pavarësisht se arabët e kanë mbuluar me ar me një kontratë të pasur, që e vendos në krye të listës së sportistëve më të paguar në botë, është kryesuesi i listës së fundit të më të pasurve të Hopper-it në Instagram, duke fituar rreth 2 milionë dollarë për postim në llogarinë e tij. Demonstrim i shumëfishtë se sa vendimtare ishte fitorja e Kupës së Botës për Messin dhe gjithashtu për xhepat e tij.