Transmetuar më 06-01-2023, 08:26

Kthesë e papritur për ngjarjen e ndodhur në Juta (Utah), SHBA, ku më herët u raportua për tetë të vdekur, mes tyre pesë fëmijë.

Është konfirmuar se ngjarja ishte krim në familje, ku burri hapi zjarr duke vrarë një pas një, gruan, vjehrrën dhe pesë fëmijët e tij.

Michael Haight, 42 vjeç dhe dy viktimat e rritura ishin gruaja e tij, Tausha Haight, 40 vjeç dhe nëna e saj, Gail Earl, 78 vjeç.

Viktimat e tjera ishin pesë fëmijët e çiftit, tre vajza 17, 12 dhe 7 vjeçe, si dhe dy djem të moshës 7 dhe 4 vjeç.

Sipas BBC që citon noa.al, babai vrau të gjithë familjen e tij sepse gruaja i kërkoi divorcin.

Familja është gjetur e pajetë nga policia në shtëpinë e tyre më 4 janar pas kontrollit të kryer pas telefonatave të të afërmve dhe miqve, të cilët nuk ishin lidhur dot me ta dhe ishin të shqetësuar.

Mendohet se krimi ka ndodhur pas vitit të ri. /noa.al