Transmetuar më 05-01-2023, 20:37

Marrëdhëniet mes banorëve në shtëpinë e Big Brother Vip Albania duket se janë tensionuar.

Olta Gixhari është përfshirë në diskutime me Gentin ku shprehet shumë e revoltuar. Ndërsa ka biseduar në një moment me Amosin dhe Luizin ajo është shprehur se nuk pranon të dëgjojë batuta nga ana e Gentit që mesa duket e kanë prekur.

“Nuk dua të rri në këtë shtëpi dhe të kem kështu batutash. Nuk dua, do marr valixhet dhe do të iki. Ose do të iki ai. Nuk e di do të merren masa. Çfarë duhet të ndodhë më shumë? Do kapen për flokësh…”, ka thënë ajo ndërsa ka biseduar me djemtë.