Transmetuar më 05-01-2023, 19:53

Maliq- Ish-kryeministri Sali Berisha ka raportuar ditën e sotme një ngjarje të rëndë të ndodhur në Maliq, ku një e moshuar është dhunuar dhe i është grabitur një shumë parash.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se një qytetar i ka dërguar një mesazh, ku tregon se si ka ndodhur ngjarja.

Sipas qytetarit që bën denoncimin, pak pas mesnatës së 29 dhjetorit, në fshatin Pirg të moshuarës Luljeta Hoxha i kanë hyrë në shtëpi disa persona të maskuar, të cilët pasi e kanë dhunuar, i kanë grabitur shumën prej 10 000 eurosh.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Te moshuares I vjedhin 10000 € dhe e bejne per spital. Per policine nuk ka ndodhur gje! Bashkepunim me krimin. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Fillimisht me lejoni t’ju uroj Ju dhe familjes Suaj nje vit te ri plot shendet dhe miresi. Po ju informoj per nje grabitje qe ka ndodhur ne fshatin Pirg pjese e bashkise Maliq ku persona te maskuar i kane hyre ne banese dhe kane dhunuar , rrahur barbarisht dhe e lidhur kur e kane gjetur, shtetasen Luljeta Hoxha pensioniste e cila jeton e vetme , ne dt 29 dhjetor rreth ores dy pas mesnate ku ajo pretendon se i kish grabitur nje sasi prej 10 000 euro. Shtetasja ne fjale ndodhet e shtruar ne spitalin e Korces. Nga organet e rendit e kane lene ne heshtje dhe nuk kane bere asnje prononcim deri me sot.