Transmetuar më 05-01-2023, 17:12

Edhe për ditën e nesërme (në një mënyrë jo të zakonshme për stinën) vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Për shkak të masave ajrore të thata dhe vlerave të larta të presionit atmosferik edhe nesër moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta e mesatare kalimtare.

Për shkak të një kushti të veçantë meteorologjik ( pa hyrë në detaje) edhe për nesër në zonat luginore dhe jo vetëm pritet të ketë mjegull të dendur / mjegullinë dhe shikim tepër të reduktuar. Temperaturat në vlerat e mesditës vijojnë te jenë relativisht të larta ndërsa ato të mëngjesit pothuajase në vlera të stinës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 deri në 6m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete nga 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -1 deri 11°C

në zona e ulëta -1 deri 17°C

në zona bregdetare 5 deri 17°C

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd