Transmetuar më 05-01-2023, 12:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku një makinë ka përplasur një kalimtar i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Transballkanike.

Kalimtarët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.