Transmetuar më 04-01-2023, 22:39

Olta Gixhari ka marrë një vëmendje të madhe mbrëmjen e djeshme me deklaratat e saj gjatë “prime”-t të BBV Albania. Mirëpo, asaj ende nuk i ka dalë inati me Arbër Hajdarin.

Jo vetëm kaq por ajo thotë se opinionet e Arbrit janë histori të sajuara.

Olta: “’Olta ka folur kundra Gentit dhe ka ngritur komplote’. Nuk është fare e vërtetë”.

Amos: “Kjo është budallallëk. Këto opinionistët sido të jetë, duhet ta blejnë abonimin dhe ta shohin 24 orë që kur të vijnë këtu të japin mend”.

Olta: “Ose dorëzo çelësat Arbër! Dorëzo çelësat dhe ik nëse nuk e bën dot”.

Mbrëmja e djeshme e “Big Brother Vip Albania” ka rezervuar debate të shumta. Të gjithë banorët janë përballur me sjelljet e tyre të bëra gjatë javës në shtëpi, ku duhet thënë kanë mbizotëruar sharjet dhe ofendimet mes njëri-tjetrit.

Teksa këto sjellje janë komentuar në studio nuk ka munguar edhe ndërhyrja sigurisht e opinionistëve të “Big Brother Vip”, Zhaklina Lekatarit dhe Arbër Hajdarit.

Fundja kjo është puna e tyre. Në një moment Arbri i është drejtuar Olta Gixharit duke i thënë që bën “zhurmuesen”.

Ky “epitet” nuk i ka pëlqyer aspak aktores, e cila e ka konsideruar si bullizëm. Teksa Arbana i ka kërkuar Arbrit t’i përgjigjet Oltës, ai ka zgjedhur ta injorojë duke u shprehur: Nuk kam çfarë t’i përgjigjem…