Transmetuar më 04-01-2023, 20:37

Qëndrimi në shtëpinë e Big Brother VIP nuk është aspak i lehtë për banorët të cilët duhet të përballen me presionin e lojës por dhe bashkëjetesën me personat e tjerë.

Kjo është dëshmuar dhe ditën e sotme, teksa Tea është “detyruar” të puthë Luizin vetëm për një cigare. Pasi i kishin mbaruar cigaret, Tea i kërkoi një Luizit, i cili i vendosi si çmim për t’ia dhënë një puthje.

Tea nuk ngurroi por u sigurua që puthja të ishte në faqe, duke shmangur një situatë të ndryshme.