Transmetuar më 04-01-2023, 18:59

Peshkopi- Aksident i rëndë në ‘Rrugën e Arbrit’ në afërsi të Gjoricës.

Burime bëjnë me dije se nga aksidenti dyshohet të ketë dhe viktima.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca dhe një zjarrfikëse.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa paraprakisht raportohet për dy të vdekur dhe dyshohet për të plagosur.

Informacionet janë paraprake, ndërsa pritet njoftimi i policisë për saktësimin e tyre.