Transmetuar më 04-01-2023, 17:57

Plagoset me lëndë piroteknike kapsolla një fëmijë 12 vjeç në fshatin Markatomaj të Lezhës.

I mituri ka pesuar dëmtime në fytyrë nga plasja e kapsollave dhe është marrë nga autoambulanca dhe po dërgohet në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, policia ka nisur hetimet.