Transmetuar më 04-01-2023, 13:22

Këngëtarja Elhaida Dani ka reaguar pas përfundimit të ‘Dancing with the stars’, ku dhe shihej si një ndër pretendentet për ta fituar.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Elhaida ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën veçanërisht publikun.

“Faleminderit me zemër publikut! Faleminderit gjithsecilit që e bëri këtë rrugëtim të paharrueshëm! Ju e dini kush jeni. Dashuri pafund”, ka shkruar ajo.

Nga ana tjetër anëtarja e jurisë së “DWTS”, Dalina Buzi e pyetur nga ndjekësit është shprehur se Elhaida ka fituar gjithçka përveç parave dhe një foto me kupën.

Sakaq thekson se këngëtarja ka talent dhe disiplinë ndaj dhe kjo do të shpërblehet diku tjetër.

“Elhaida ka fituar gjithçka, përveç 50,000 eurove dhe një fotoje me kupën. Me atë disiplinë e talent që ka ajo, do ta trefishojë fitoren diku tjetër. Elhaida u fut në një garë televizive në 2023, ku media sociale ka rëndësi. Është garë e fortë, garë e re, garë që ndoshta duket e padrejtë, por është një garë ku nëse firmos të bëhesh pjesë, duhet ta marrësh në konsideratë”, ka shkruar Dalina.