Transmetuar më 03-01-2023, 23:38

GJERMANI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjermani.

Kasapi fshehu nënën e tij në frigorifer për muaj të tërë dhe u zbulua vetëm kur Policia kontrolloi shtëpinë e tij. Policia gjeti nënën e vdekur të gjermanit në frigoriferin e shtëpisë.

Pak para Krishtlindjeve, një banor i Bad Staffelstein në Bavari bëri një zbulim të tmerrshëm; nga një dritare pa fqinjin e tij të vdekur. Mediat gjermane raportuan se menjëherë u thirr Policia.

Kur oficerët kontrolluan shtëpinë e W., ata zbuluan një frigorifer. Brenda ishte kufoma e një zonje të moshuar, 70 vjeç, që doli se ishte e ëma e tij. Autopsia e trupave, si e djalit ashtu edhe e të ëmës zbuloi se shkaku i vdekjes ishte natyral. Kasapi vdiq pak para zbulimit, ndërsa sipas Policisë bavareze vdekja e të ëmës ka ndodhur muaj më parë.

Policia dhe prokurorët besojnë se burri e mbajti trupin e nënës së tij në shtëpi për të marrë pensionin e saj.