Transmetuar më 03-01-2023, 19:01

ARABIA SAUDITE – Cristiano Ronaldo, pasdite e sotme (17:00), nëpërmjet një ceremonie madhështore, ku stadiumi "Mrsul Park” ishte i mbushur me 30.000 tifozë, është prezantuar te Al Nasr.

Gjatë konferencës së tij prezantuese për shtyp me Al Nassr, Cristiano Ronaldo foli edhe për ofertat e tjera që kishte marrë përpara se të zgjidhte klubin saudit:

"Siç thashë, nuk është vetëm një sfidë futbollistike, por edhe për të ndryshuar mentalitetin e gjeneratave të reja. Disa klube, në Europë, Amerikë, Australi, Brazil dhe Portugali, u përpoqën të më merrnin, por unë i kisha dhënë fjalën këtij klubi.

Dua të ndihmoj në zhvillimin jo vetëm të futbollit, por edhe të mentalitetit, dua të ndihmoj këtë lëvizje të rritet, duke filluar nga sektori i femrave. Jo të gjithë e dinë, por Al Nassr ka edhe një ekip femrash. Unë dua t’i jap këtij klubi një perspektivë të re."

Pas përfundimit, i veshur me uniformën e Al Nasr, nën shkëlqimin e fishekzjarreve, ylli portugez Cristiano Ronaldo zbret në fushën e blertë të "Mrsul Park” dhe përshëndet 30.000 tifozët sauditë