Transmetuar më 03-01-2023, 18:16

TIRANË- Efi Dhedhes dhe Kejvina Kthella janë zënë me njëra-tjetrën për cigaret. E gjitha nisi kur Efi u ngrit nga gjumi dhe kuptoi se modelja i kishte konsumuar cigaret e fituara dje, e shkoi për t’i kërkuar llogari. Por modelja i kërkoi që ta linte të qetë që të shijonte motin e mirë jashtë në oborr.

PJESË NGA DEBATI:

Efi: Kejvina na i ke pirë të gjitha cigaret!

Kejvina: Po ik mi ti…se kur ti piva. Pije një tek Dea mi. Merri të tjerat tek Olta. Po ça të bëj unë?

Efi: Mendo dhe për të tjerët atë bëj

Kejvina: Po ik o Efi na lër rehat

Efi: Mos më thua ik moj. Mos më thuaj ik. Mos ma thuaj më fjalën ik.

Kejvina: Dua ti pi dhe do i pi sa herë të dua. Kur të dua unë dhe do të bëj ç’të dua unë. Më lër rehat tani se po shijoj diellin.

Efi: Mirë bëj si gomar tani. Ke një karakter shumë të bukur.