Transmetuar më 03-01-2023, 12:35

KUKËS- Fotoja e 30-vjeçarit që mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në Prizren është zbuluar. Visar Cengu jetonte në Francë dhe kishte ardhur kohët e fundit për të kaluar festat pranë familjes në Kukës.

Por mbrëmjen e kaluar së bashku me dy shokë të tij, Arben Basha dhe Rufgen Shehu, ai kishte shkuar në Prizren në klubin e natës ‘Kobra City’. Por një sherr i nisur me grushte dhe sende të forta, ka agravuar në përdorimin e armës nga ana e Dibran Hoxhajt.