Transmetuar më 03-01-2023, 09:46

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Mikela Pupa, ka kërkuar që ndarjen e buxhetit herës tjetër ta bëj me një banor tjetër përveç aktorit të njohur, Gent Hazizi.

Mikla pati një debat të fortë me Gentin gjatë ditës së djeshme në lidhje me gatimin. Ky sherr kaloi deri në ofendime.

Për këtë arsye, ish-konkurrentja e emisioni të dashurisë tha se herës tjetër mund ta bënte ndarjen e buxhetit me Luizin.