Transmetuar më 03-01-2023, 09:00

Duke bërë një “selfie” në funeral, vetëm disa hapa larg trupit të shtrirë në arkivol. Madje edhe një nuancë buzëqeshjeje. Surreale, por e vërtetë. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e bëri këtë gjatë varrimit të Peles në Vila Belmiro.

Trupi i pajetë i ish-kampionit të Seleçaos ishte balsamosur me një procedurë të veçantë, vendosur në arkivol në mes të stadiumit, ku mirëpriste “përqafimin” e fundit të popullit të tij.

Të moshuar e të rinj, të cilët mund të thonë se e kanë parë në të vërtetë duke luajtur dhe vetëm përmes televizorit; të gjithë i kanë dhënë gjithmonë dashuri pa kushte.

I njëjti që gati ngriti një trazirë kur, ai djaloshi i talentuar, pas shkëlqimit të tij në Kupën e Botës në Suedi, dukej se mund të linte klubin Paulista për të zbarkuar tek Interi në Itali.

Il numero uno della Fifa abbraccia il figlio di Pelé, Edinho.

Në stadiumin e Santosit, i cili u bë destinacion pelegrinazhi për një ditë, për t’i bërë nderimet e fundit “O Rey”, që vdiq në moshën 82-vjeçare, ishte edhe numri një i futbollit ndërkombëtar. Dhe përshtypja që merr nga imazhet e nxjerra gjatë ritualit publik, sigurisht që nuk është lajkatare.

Duhet të ketë qenë për shkak të emocionit dhe pjesëmarrjes së madhe të njerëzve, por ato “selfie” që Infantino bëri (ose që ia lejoi vetes) e bëri trishtimin një skenë surreale.

“Perla e Zezë” shtrihet në arkivolin e hapur, i mbuluar me një vello respekti, mbi një skelë të përkohshme në qendër të fushës. Rreth e rrotull ka një zjarr dhimbjeje. Dhe pikërisht në ato momente, në turmë bie në sy silueta e presidentit të FIFA-s.

Dy korniza që të lënë pa fjalë e të habitur: në njërën është ai vetë duke mbajtur një celular dhe bërë një foto së bashku me disa njerëz (përfshirë ish-futbollistin e Santos, Manoel Maria Evangelista Barbosa dos Santos, i njohur si Manoel Maria); në një tjetër duket i buzëqeshur ndërsa një i ri e portretizon me smartfonin e tij.

Teksa qëndronte pranë arkivolit, Infantino u pa gjithashtu duke shprehur ngushëllime të vesë së Pele, Marcia Aoki, dhe djalit Edinho. “Momenti është shumë i trishtuar, – pranoi numri një i FIFA-s. – Ne ndjejmë emocione të mëdha, sepse Pelé është ikonë e futbollit botëror.

Unë nuk e kam parë atë të luajë, por e gjithë bota e di se kush është ai. FIFA dhe të gjitha federatat kontinentale do të bëjnë homazhe për Pele me një minutë heshtje në ndeshje”.

Un momento della partecipazione del massimo dirigente della Fifa al rito nello stadio del Santos.