Transmetuar më 03-01-2023, 08:59

PRIZREN- Zbulohet identiteti i personave që u përplasën mëngjesin e sotëm në një klub nate në Prizren.

Mësohet se ka qenë vetë pronari i klubit të natës në Prizren, Dibran Hoxhaj, që ka qëlluar mbi shqiptarët.

Ndërkohë që nga të shtënat ka mbetur i vrarë 31-vjeçari Visar Cengo dhe i plagosur Rufgen Shehu. Ndërsa Arben Basha ka arritur që të mbrohet dhe të mos plagoset. Ende nuk dihen rrethanat e nisjes së sherrit mes këtyre personave.