Transmetuar më 02-01-2023, 19:43

TIRANË- Lajmi i ndarjes nga Xhensila ka bërë që Bes Kallaku të reagojë sërish.

Ndarja e aktorit nga bashkëshortja Xhensila Myrtezaj, u diskutua shumë në portale, por duket se e gjitha është një gënjeshtër.

Së fundmi, Kallaku ka reaguar publikisht për thashethemet. Në emisionin “Zemër Luana”, ku ai është një nga ‘trajnerët’, tha se në jetë familje, gruaja dhe vajza e tij janë gjëja më e shtrenjtë dhe dashuria më e madhe.

“Njerëzit pa arritjet e veta, hedhin vrer në arritjet e tjetër kujt. Dua ta mbyll me një shprehje të At Zef Pllumbit, i cili thotë: Jemi ‘verbnue shpritnisht dhe nuk na bën krenar lashtësia kur duam të mundohemi si e si ti bëjmë vorrin vllahut. Ky është realiteti sot për fat të keq në Shqipëri. Deklarata ime është që shenjtëria më e madhe është familja në jetë. Dashuria më e madhe është familja, është vajza ime, gruaja ime kështu që për të gjithë portalet dhe të gjithë ju, ju q** r**,”- ka thënë Besi.