Transmetuar më 02-01-2023, 10:34

Pustec- Gjendet e mbytur në liqen një e moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në Pustec.

Një grua rreth 75 vjeçe, e cila jetonte e vetme në banesë, ishte zhdukur prej 3 ditësh.

Ka qenë vajza e saj që ka dhënë alarmin pasi prej disa ditësh nëna nuk i përgjigjej në telefon.

Mëngjesin e sotëm, pas kërkimeve të emergjencave të bashkisë, zjarrfikëses dhe policisë, u gjet një trup i pajetë në liqenin e Prespës, që dyshohet se i përket asaj.

Në vendin e ngjarjes shkuan ekspertët të cilët do të zbardhin rrethanat, ndërsa pas nxjerrjes së trupit do ti nënshtrohet autopsisë. noa.al