Transmetuar më 01-01-2023, 18:00

Telashe përpara për kampionin brazilian Dani Alves, ish-lojtar i Juventusit dhe Barcelonës. Sot futbollisti luan për Pumas në Meksikë, por javën e kaluar ishte me pushime në Barcelonë.

Dhe pikërisht në këtë moment, ai duket se është përfshirë në një episod të neveritshëm. Një grua pretendoi se ishte viktimë e një sulmi seksual të dyshuar nga futbollisti brazilian.

Episodi dyshohet se ka ndodhur brenda klubit të natës “Sutton”. Sipas "viktimës", Dani Alves ia kishte futur njërën dorë në të brendshme.

Në atë moment, drejtuesit e klubit lajmëruan policinë katalanase, por në momentin që agjentët mbërritën, agresori i supozuar tashmë ishte larguar nga klubi.

Gruaja u pa më vonë në spital. Agjentët kanë marrë deklaratën e saj, edhe pse denoncimi nuk është zyrtarizuar ende.

Ish-lojtari i Juventusit konfirmoi se e kishte kaluar mbrëmjen e së premtes në diskotekën "Sutton", por për pak kohë dhe në realitet asgjë nga ato për të cilat akuzohet nuk ndodhi.