Transmetuar më 01-01-2023, 16:02

Fanella me numrin 10 e Santos do të mbetet në dispozicion të lojtarëve në skuadër.

Pas vdekjes së Pele, familja e yllit brazilian i kishte kërkuar klubit që të tërhiqte fanellën me numrin 10, sepse ai simbolizon "O’Rey" në klubin brazilian, me të cilin e pati të lidhur thuajse gjithë karrierën legjenda e futbollit.

Presidenti i Santos-it, Andrés Rueda, në përgjigje të kërkesës së familjes kishte pezulluar përkohësisht përdorimin e fanellës me numrin 10, ndërsa priste që vendimi të votohej nga këshilli i klubit.

Por në orët e fundit është publikuar një intervistë e vetë Peles, i cili pretendonte se ishte kundër tërheqjes së fanellës me numrin 10.

Dhe për këtë arsye, duke respektuar vullnetin e vetë kampionit, presidenti i klubit ka vendosur ta lërë atë në dispozicion lojtarëve të Santos-it.

Pra, fanella historike me numrin 10, që identifikohet me Pele, nuk do të tërhiqet nga përdorimi.