Transmetuar më 01-01-2023, 13:07

Bulqizë- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Bulqizë, ku ndërroi jetë 24-vjeçari Yllson Tasha.

Ngjarja u regjistrua në aksin Bulqizë-Maqellarë, rreth orës 21:35.

24-vjeçari ishte duke u kthyer nga Bulqiza dhe sapo ka kaluar rreth rrotullimin tek Ura e Çerenecit ka humbur kontrollin duke kapërcyer barrierat mbrojtëse dhe pas disa rrotullimesh mjeti “Fiat Panda” ka rënë nga 25 m lartësi dhe ka përfunduar në Zallin e Bulqizës.