Transmetuar më 01-01-2023, 12:55

Qeveria angleze pritet të shtoj numrin e avionëve për të dëbuar shqiptarët e mbërritur ilegalisht.

Sipas gazetës Sunday Telegraph, kryeministri Rishi Sunak planifikon të prezantojë deri në fillim të shkurtit një ligj të ri përmes të cilit synohet dëbimi I shpejtë i emigrantëve që kanë mbërritur apo do të mbërrin me gomone.

Sunday Telegraph duke cituar burime nga kryeministria 10 Downing street, thotë se kjo çështje është prioritare, sikurse përshpejtimi shqyrtimit të aplikimeve për azil, të cilat kanë shkaktuar kaos në sistemin e emigracionit.

Sipas marrëveshjes së re me Shqipërinë, Britania e Madhe theksohet në artikull, mund të kthejë emigrantët e mbërritur ilegalisht.

Përmes shtimit të avionëve me të depërtuar, synohet frenimi valës së shqiptarëve që synojnë brigjet angleze.

Megjithatë ligjet e reja të qeverisë angleze priten të kundërshtohen në gjykatë nga organizatat në mbrojtje të emigrantëve siç ishte rasti dërgimit të emigrantëve në Ruandë.

Kryeministri Rishi Sunak synon përmes ndryshimit të legjislacionit aktual ta bëj të pamundur bllokimin e dëbimit përmes apeleve të avokatëve, bazuar në ligjet e të drejtave të njeriut.

Sunday Telegraph thekson se kryeministri Sunak është nën presion për të përshpejtuar ligjet e reja të emigracionit.

Deri më 31 Dhjetor 2022 përmes gomomeve mbërritën në Angli mbi 45.000 persona nga 11 nacionalitete të ndryshme mes tyre rreth 12.000 shqiptarë.