Transmetuar më 31-12-2022, 11:36

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dy nga banorët që komentohen shumë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”. Shkak është bërë mënyra se si këngëtari sillet me moderatoren, e duket sikur ai ka një pëlqim për të.

Por çfarë mendon Kiara, a mund të lidhet me Luizin? Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë gjatë një bisede me vajzat e tjera të shtëpisë.

Moderatorja shprehet se ajo nuk i ka dhënë sinjale këngëtarit që ai të mund të keqkuptojë situatën mes tyre.

Gjatë kësaj bisede mes vajzash, Kiara shton se ndonjëherë mirësjellja e saj mund të ngatërrohet për diçka më shumë.

“Unë ja tregova vendin, unë as nuk e kam në tentativë për të krijuar diçka me Luizin. Ai gjesti që bëri, s’më pëlqeu. Unë nuk dhënë shkak për tu sjellë kështu. U vërtet jam e qeshur, por prit njëherë…”, tha moderatorja.