Transmetuar më 31-12-2022, 07:37

Pjesa e parë e ditës do të sjelli orë të shumta me diell në pothuajse gjithë ultësirën perëndimore, dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Ndërsa pas mesdite pritet që në të gjithë territorin shqiptar të ketë kalime të pakta vranësirash, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Kosova

Territori i Kosovës do të vijoj të mbizotërohet në orët e parë të ditës në dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të pakta vranësirash në Kosovë, KU më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV gjatë paradites do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do ti bëj vranësirat më të dukshme në të gjithë territorin.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në Ballkanin Verior. Ndërsa Europa Qëndrore pritet të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore. MBETET Veriu dhe Lindja e kontinentit me vranësira dhe reshje dëbore.