Transmetuar më 30-12-2022, 08:52

Dhurata e Krishtlindjeve e Georgina Rodríguez për Cristiano Ronaldon nuk ka lënë askënd indiferent. Ndërsa disa e kanë zili një ‘Rolls-Royce’ të tillë poshtë pemës së Vitit të Ri, në vend të çorapeve apo pizhameve të dobishme, të tjerë e shohin atë si një shfaqje me shije të keqe. Mes këtyre të dytëve është Miguel Ángel Revilla.

Presidenti i Cantabria mori pjesë në programin ‘Más Vale Tarde de La Sexta’ për të rishikuar aktualitetin dhe tha disa fjalë për çiftin e famshëm: "Publikimi i një dhurate të tillë, nisur nga situata e vështirë që po kalojnë njerëzit, nuk është aspak moral. E pashë si diçka pornografike.

Me atë që po kalojnë njerëzit, të shohësh këto gjëra në televizion nuk është e moralshme. Ky lloj qëndrimi duket si pornografia më e vështirë”, – tha politikani spanjoll për ‘Rolls-Royce’ me vlerë më shumë se 300 mijë euro.

08/07/22 HOMENAJE A PACO GENTO PONIENDO SU NOMBRE A LA CASA DEL DEPORTE DE SANTANDER MIGUEL ANGEL REVILLA

Me dhuratën e tij është mburrur edhe Cristiano Ronaldo në rrjetet sociale. E stolisur me një hark të madh të kuq, futbollisti tregoi ‘Rolls Royce Dawn’ e ri. Bëhet fjalë për një makinë të konvertueshme me katër vende që mund të përdorë një çati të hapshme për një kohë prej 22 sekondash.

Përveç kësaj, vlen të theksohet pjesa e brendshme e makinës luksoze, në ngjyrë të bardhë dhe me një ekran 10.5 inç. Ajo shquhet edhe për shpejtësi deri në 250 km/h, ndërsa 100 km/h i arrin për 4.9 sekonda. Disa gjëra ekstra për të cilat Georgina ka paguar të paktën 335.555 euro.

Megjithatë, nuk është makina më e shtrenjtë në koleksionin e gjerë që zotërohet nga Cristiano Ronaldo. Ylli portugez ka në garazhin e tij edhe "bizhuteri" të tjera motorike, ku kryeson një Bugatti Centodieci me vlerë 8 milionë euro.