Transmetuar më 29-12-2022, 07:25

Në moshën 24-vjeçare, sulmuesi francez i Paris Saint-Germain nuk po kalon momentin e tij më të mirë, siç u pa pas humbjes në finalen e Botërorit të Katarit ndaj Argjentinës. Pikërisht ajo disfatë ndaj Leo Messit, partnerit të tij në “Parque des Princes” mund të jetë vendimtare në strategjinë e Barçës.

Fakti është se Nasser Al-Khelaifi tashmë ka një marrëveshje parimore me Jorge Messin, babain e Leos, për të vazhduar kontratën e tij, e cila përfundon më 30 qershor. Deri më tani, destinacioni i preferuar i sulmuesit francez dukej se ishte Real Madridi, por Barça po ia hap rrugën për atje.

Në klubin e bardhë ata e kanë mohuar Mbappe, e kanë shpallur një nënshkrim të pakëndshëm pas dy refuzimeve të tij radhazi, në vitin 2021 dhe, mbi të gjitha, verën e këtij viti, kur ra për gjithçka dakord me Florentino Pérez, por ndryshoi mendje “in extremis”.

Ylli francez e tradhtoi presidentin e bardhë dhe e la në një situatë të keqe para tifozëve të tij, duke nënshkruar rinovimin me PSG-në deri në vitin 2025. Një kthesë skenari që tashmë ka hyrë në analet e historisë së futbollit.

Vetë Mbappé, i cili është ndjerë i sulmuar fort në rrjetet sociale nga shumë tifozë madrilenë, mendon se është më mirë të nënshkruajë për Barçën. Ai nuk dëshiron ta ndajë dhomën e zhveshjes me një lojtar që askush nuk e honeps dot në kombëtaren e “gjelave”, Karim Benzema.

Barçën e ndihmon ky fakt: pas rinovimit të fundit, Mbappe përfshiu një klauzolë në kontratën e tij, sipas së cilës mund të largohet nga PSG sipas dëshirës për sa kohë ka arsye bindëse.

Zemërimi i tij me gjithçka argjentinase që përfaqëson Messi është justifikimi i përsosur. Largimi i Kylian nga PSG mund të “amortizohet” me futjen në “ekuacion” të Ousmane Dembélé, titullar me Francën në Botërorin e fundit.