Transmetuar më 28-12-2022, 13:29

Tiranë- Kanë nisur debatet ms banorëve në Big Brother. Së fundmi Gent Hazizi dhe Ronaldo Sharka kanë kaluar një debat të ashpër me njëri-tjetrin, pas natës live të martën në Top Channel.

Ronaldo i sheh si viktimizim nga ana e Gentit, kritikat e tij se e ka ndërprerë kur por performonte përballë Armaldos dhe Oltës. Gazetari e konsideroi turp, mënyrën si aktori kërkoi të viktimizohet sipas tij.

“Ti si nuk ke turp? Unë të çohem dhe të liroj vendin sepse kishe probleme me barkun dhe ulem në vendin tënd. Dhe më thua se jam gënjeshtar, ti nuk paske turp. Të liroj vendin tim në prime sepse ishe në siklet dhe shihe si flet”, iu drejtua i indinjuar Genti.

Debatuan për “ngritjen e zërit”, por çfarë ndodhi pas spektaklit me Ronaldon dhe Mikelën?

Pjesë nga debati:

Ronaldo: Kush të ndërpreu?

Genti: Ti më ndërpreve?

Ronaldo: Kam vënë re që ke qejf të viktimizohesh, vdes fare të viktimizohesh dhe bësh diplomatin në sy të njerëzve.

Për Gentin ishte i papritur ky koment, ndërsa tha më pas se do zgjedhë të mos reagojë siç do bënte jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, për t’Ia lënë vëmendjen dhe publiku do e gjykojë.