Transmetuar më 28-12-2022, 11:42

TIRANË- Rreth 570 kg mish në një ‘fast food’ të Tiranës është bllokuar nga Autoriteti i Kombëtar i Ushqimit, pasi përpunohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. AKU njofton se pronari i ‘Fast-Food-it’ i identifikuar me iniciale është gjobitur me 500 mijë lekë. Njoftohet gjithashtu se nga produkti i cili është bllokuar është marrë një mostër për t’u analizuar për treguesit mikrobiologjik.

"566 kg produkt gjiro i bllokuar. Fast-food-i me kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kryerjen e kontrolleve me qëllim garantimin e shëndetit të konsumatorëve në këtë prag festash të ndërrimit të viteve. Nga kontrolli i kryer në subjektin “V. Gj.”, me aktivitetit fast food, Tiranë, u konstatua se produkti gjiro përpunohej në kushte të papërshtashme higjieno – sanitare. Si rrjedhojë nga ana e trupës inspektuese u bë bllokimi i këtij ambienti, ndaj subjektit u vendos masë administrative “gjobë” me vlerë 500’000 lekë, si dhe u bllokua sasia prej 566 kg produkt gjiro për të cilat u krye marrje mostre për t’u analizuar për treguesit mikrobiologjik", njofton AKU.