Transmetuar më 27-12-2022, 18:28

GREQI- U akuzua nga media greke se poorositi nga burgu vrasjen e dy shqiptarëve, reagon Klodian Lekocaj. Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja u ekzekutuan më 18 Dhjetor në një lokal në Athinë dhe media vendase ka supozuar se ekzekutimi i tyre mund të jetë porositur nga burgjet e Greqisë. Madje mediat greke ekzekutimin e dyfishtë e lidhin dhe me vrasjen e Edmond Papës më 16 Dhjetor në zonën e Selitës.

Ndërkohë Klodian Lekocaj, i cili dyshohet se ka porositur nga burgu vrasjen e dy shqiptarëve ka folur për Faxnews, duke mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen në ngjarjen kriminale. Ai shtoi se gjithçka po e bën policia greke pasi e di se kush është autori i vërtetë por po e bën këtë për të mbyllur sa më shpejt punën e saj.

“Nuk kam dorë në vrasjen e fundit. Policia po e bën këtë për të mbyllur punën e saj. Policia greke e di kush është autori. Ju betohem për shpirtin e nënës që nuk kam lidhje me ngjarjen. Nëse policia e vërteteton, unë do dal lakuriq para burgut.Unë jam me burgim të përjetshëm, nuk më gjen gjë ta pranoj. Nuk jam as i pastër sa qielli dhe as i pisët sa më bëjnë këta” tha ai.