Transmetuar më 27-12-2022, 10:06

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një burrë ka vdekur, teksa tentonte të hynte në shtëpinë e një gruaje për ta përdhunuar.

Burri, i identifikuar nga autoritetet lokale si Jacques Freitas, ishte nën efektin e lëndëve narkotik kur tentoi të hynte më forcë në apartamentin luksoz në Salvador, Brazil.

Pamjet tronditëse të CCTV tregojnë agresorin duke hyrë me kokë përmes një paneli xhami, i cili e la atë të gjakosur rëndë me prerje të thella, ndërsa më pas ai çohet dhe shkon të sulmojë gruan.

Gruaja arriti të ikë nga banesa e saj dhe drejt pishinës së jashtme të banesës me agresorin duke e ndjekur nga pas, siç shihet në pamjen e kamerave.

Por ndërsa Freitas po e ndiqte, ai u rrëzua në buzë të pishinës, me sa duket nga humbja e gjakut. Mediat lokale raportuan se Freitas vdiq në vendngjarje.

Policia po heton rastin dhe ka gjetur kanabis dhe pilula të tjera brenda banesës së tij.