Transmetuar më 24-12-2022, 22:07

Ka startuar edicioni i dytë i “Big Brother VIP 2”.

Sapo ka nisur spektakli dhe kurioziteti për banorët dhe opinionistët e këtij edicioni padyshim është shumë i madh.

Zëra pranë Top Channel kanë konfirmuar që sonte ka një opinioniste të re dhe kështu ndodhi.

Krah Arbër Hajdarit, që ishte gjithashtu në pozicionin e opinionistit dhe edicionin e kaluar, është gazetarja Zhaklin Lekatari. Lekatari ka zëvendësuar Balina Bodinakun e cila ishte në edicionin e parë.

Zhaklin është e njohur për opinionet e saj të hapura.