Transmetuar më 24-12-2022, 12:01

Ylli i Argjentinës, Angel Di Maria do të rikthehet te Juventusi me një tatuazh gjigant të Kupës së Botës, pasi shënoi gol në finalen dramatike kundër Francës më 18 dhjetor.

Ai gjithashtu shënoi golin e fitores kundër Brazilit në Kupën e Amerikës, vitin e kaluar, më pas realizoi sërish në fitoren 3-0 të ekipit të tij kundër Italisë në “Finalissima”, në qershor.

Angel Di Maria won a penalty for Argentina's first goal and scored the second to put his side 2-0 up at half-time

34-vjeçari fitoi penalltinë për golin e parë të Argjentinës (kthyer në gol nga Messi) dhe më pas shënoi vetë, teksa përfundoi një lëvizje mahnitëse për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij para mbylljes së pjesës së parë.

Anësori u detyrua të humbasë fitoret e Argjentinës kundër Australisë dhe Kroacisë për shkak lëndimi, ndërsa hyri vetëm si zëvendësues i vonë në çerekfinalen kundër Holandës.

Di Maria will return to Juventus with a huge tattoo of the World Cup on his thigh to document the victory

Por për fat të mirë, ai mundi të rikthehej në skenën më të madhe. Dhe pasi luajti një rol kaq të rëndësishëm në fitoren e finales e të trofeut, ai e ka dokumentuar suksesin e tij me bojë në trup.

Janë shfaqur pamjet e argjentinasit duke bërë një tatuazh të madh të trofeut ikonik të Kupës së Botës në kofshën e tij.

Gjithashtu, duket se ka tri yje mbi trofeun, të cilët ka të ngjarë të përfaqësojnë triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës më 1978, 1986 dhe 2022.

Pasi ishte larguar duke festuar me skuadrën e Argjentinës, Di Maria vizitoi artistin e tij të preferuar të tatuazheve për ta shtuar koleksionin e tyre.

Në fillim të kësaj jave, gruaja e Di Maria, Jorgelina Cardoso postoi mesazhe WhatsApp-i në rrjetet sociale të dërguara nga bashkëshorti i saj, ku parashikonte saktë se Argjentina do ta mundte Francën në finale dhe ai do të shënonte gol: “Do të jem kampion bote, dashuria ime. Është shkruar. Dhe unë do të shënoj një gol. Sepse është shkruar, si në ‘Maracanã’, edhe në ‘Wembley’”.

Di Maria, i cili ka lindur në Rosario si kapiteni i tij Messi, ka bërë 129 paraqitje me kombëtaren argjentinase, ku ka debutuar në vitin 2008.

The Juventus star has often been the man for the occasion and scored the winner against Brazil to crown Argentina as Copa America champions last year