Transmetuar më 20-12-2022, 11:43

Tiranë- Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish vendimin për ankimimin e grupit të deputetit Enkelejd Alibeaj për dy Kuvendet e Partisë Demokratike, atë të korrikut të mbajtur nga ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ai i mbajtur në dhjetor nga kryedemokrati Sali Berisha.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 22 dhjetor në orën 09:00. Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e avokatit Rezart Kupthi. Ky i fundit ka kërkuar të njihet me aktet e dosjes, për të verifikuar nëse provat e paraqitura në shkallën e parë janë bërë apo jo pjesë e fashikullit gjyqësor.

“Sot ne date 20.12.2022 u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ankimin e Partisë Demokratike te Shqipërisë. Përfaqësuesi i PD, av. Rezart Kthupi kërkoi t’i jepet nje kohe prej 2 ose 3 dite, per tu njohur me aktet. Gjykata e Apelit Tirane, me vendim te ndërmjetëm, vendosi te pranoje kërkesën dhe te shtyje seancën per ne date 22.12.2022, ora 9:00”, thuhet ne njoftim.

Çfarë u vendos më 17 korrik nga Basha?

Lulzim Basha propozoi 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Kryedemokrati krijoi Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale, zgjeroi Kryesinë, Sekretariatet dhe shtoi strukturën e përhershme të Këshillit Koordinues të Qarkut.

Çfarë u vendos më 11 dhjetor nga Berisha?

*Zhbërja e vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.

*Pas Kuvendit për 4 muajt në vijim do të ketë një Komision të Përkohshëm të Rithemelimit që merr drejtimin e ekzekutiv të PD-së deri në konstituimin përfundimtar të organeve drejtuese (deri më 22 mars 2022)

*Procesi i zgjedhjeve nis me krijimin e organeve të reja dhe paraprihet nga një proces anëtarësimesh të reja dhe verifikimin e anëtarësisë ekzistuese.

*Futja e referendumit

*Forcimi i organeve kolegjiale

*Nëse humbet zgjedhjet, pavarësisht arsyes, kryetari largohet.