Transmetuar më 13-12-2022, 13:35

Një zonjë 57-vjeçare ka zbuluar se arrin kulmin e kënaqësisë në marrëdhënie seksuale vetëm kur ajo konsumon kanabis, por kjo gjë nuk i pëlqen partnerit të saj. Çfarë mendimi ka ekspertja për këtë? Lexojeni më poshtë.

Pyetje: Unë jam 57 vjeç dhe kam zbuluar se e vetmja mënyrë për të arritur orgazmën është të marr marijuanë paraprakisht. Partneri im nuk ndihet mirë për këtë. Kam dëgjuar se ka kremra THC që mund të rrisin ndjeshmërinë. Kam lexuar gjithashtu se nuk jam e vetmja në gjetjen e kënaqësisë përmes kanabisit.

Pamela Stephenson Connolly është një psikoterapiste në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale: Kremrat THC, të cilat janë me përbërje kanabisi, mund të ndihmojnë dhe nëse jetoni në një vend ku mund t’i merrni ato, ia vlen të provoni. Pavarësisht nëse përdorni kanabis apo jo, përpiquni që qëllimi i seksit të jetë: të jepni dhe të merrni kënaqësi. Mësojini partnerit tuaj saktësisht atë që ju nevojitet; kanabisi mund të rrisë kënaqësinë tuaj, por nuk do të përmirësojë komunikimin, teknikën apo intimitetin mes jush.