Transmetuar më 27-11-2022, 10:28

Tiranë- Historike për Kosovën dhe Shqipërinë. Për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve.

Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve. Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, i cili do të pasohet nga homologu i tij, Albin Kurti.